Friday, 2 February 2018

Vitaminat



Vitaminat janë substanca oganike, që zhvillojnë veprimtarinë e tyre në organizëm në sasi shumë të vogla, por që janë të domosdoshme për jetën.  Vitaminat edhe pse në sasi të vogël janë të rëndësishme të merren në dietën ushqimore , pasi organizmi vetë nuk është në gjëndje ti sintetizojë. Vitaminat kanë rëndësi jetike për njeriun pasi në mungesë të tyre mund të sëmuret nga sëmundje të ndryshme si skorbuti nga mungesa e vitaminës C, beriberi nga mungesa e vitaminës B1, etj.

Vitaminat kanë tre karakteristika:
1. Ato gjenden në ushqime, zakonisht në sasira të vogla.
2. Janë jetësore për shumë funksione fiziologjike (rritja, riprodhimi).
3. Kur mungojnë në dietën ushqimore, shkaktojnë sëmundje të ndryshme.
Vitaminat i klasifikojmë në dy grupe: Vitamina të tretshme në ujë dhe vitamina të patretshme në ujë.
Në vitaminat e tretshme në ujë bëjnë pjesë:
Vitamina B1, B2, B3, B5, B6, B9, B12, Vitamina C,
Në vitaminat e patretshme në ujë bëjnë pjesë: vitamina A, vitamina D, Vitamina K, vitamina E. 


Vitamina B1 ose Tiamina, është një vitaminë e domosdoshme në dietën e cdo individi, mungesa e së cilës shkakton te njeriu sëmundjen e beriberi, që karakterizohet nga humbja e funksioneve neurolgjike. Kjo smundje është zbuluar për herë të parë tek popullata njerëzore që ushqeheshin kryesisht me oriz të bardhë  i cili nuk përmbante vitaminë B1. Gjithashtu  persona që konsumojnë sasi të mëdha alkooli mund të pësojnë mungesë të Tiaminës.
Merret me konsumimin e këtyre ushqimeve: Fara luledielli, asparagus, marule, kërpudha, fasule, thjerrëza, spinaq, bizele,  patëllxhan, hudhra, domate, ton, miell gruri, soje.

Vitamina B2 ose Riboflavina është një vitaminë e patretshme në ujë, mungesa e së cilës shkakton humbje të oreksit, lodhje,carje të lëkurës, plasaritje të buzëve. 
Toxicity: Excess riboflavin may increase the risk of DNA strand breaks in the presence of chromium. Merret nga ushqime si: kërpudhat, spinaqi, kosi, vezët, gruri, sojë, bajame, etj.


Vitamina B3 ose vitamina PP ose acidi nikotinik është vitaminë e patretëshme në ujë, mungesa e së cilës shakton smundjen e pelagrës. Kjo smundje karakterizohet nga diarre, dermatit dhe cmenduri.
Kjo vitaminë merret nga ushqime si|: kërpudhat, asparagu, kikirikët, oriz ngjyrë kaf, misër, perimet, patatet e ëmbla, thjerrëza, elbi, karrota,  karrota, bajame, selino, pjeshkë, mish pule, ton dhe salmoni. 

Viamina B5  ose acidi pantotenik është një faktor i rëndësishëm rritjeje që prodhohet nga bimët dhe mikroorganizmat, por jo nga vertebrorët, të cilët duhet ta marrin atë nga ushqimi.  Në inde acidi pantotenik gjendet në formë të lirë ose në formë të lidhur tek koenzima A. Merret nga ushqime si: Brokoli, thjerrëzat, avokado, kërpudhat, orizi, patatet e ëmbla,lulediellit, lulelakër, perimet, vezët, lleshtrydhet, kunguj dhe mëlci.

Vitamina B6 ose piridoksina është faktor i rëndësishëm rritjeje.
Simptomat përfshijnë: dermatit (të gjitha të ngjashme me mungesën e vitaminës B2), çrregullime të sistemit nervor, pagjumësi, konfuzion, nervozizëm, depresion, vështirësi në lëvizjen e këtyre muskujve dhe anemi. Merret nga ushqime si: Gruri, oriz kaf, perime, fara luledielli, patate, fasule, banane, spinaq, domate, avokado, arra, ton, salmon, fasule limoni, speca, mish pule.
Biotina është substancë që sintetitzohet nga flora bakteriale e zorrëve, dhe si pasojë nuk është e nevojshme në dietën ushqimore. Mungesa e saj mund të vërehet vetëm në një dietë të pasur me vezë të pagatuara, të cilat në të bardhën e tyre përmbajnë një proteinë që lidhet me biotinën dhe pengon thithjen e saj në zorrë. 

Vitamina B 9 ose Acidi folik është shumë i përhapur te bimët. Mungesa e saj tek gjitarët shkakton një rritje difektoze dhe disa forma anemie. Ushqime që përmbajnë acidin folik janë: Perimet, asparagus, brokoli, lakrat, agrume, bizele te zeza, spinaq, fasule, fasule te pjekura, bizele, avokado, kikirikë, marule, leng domate, banane, papaja. 

Vitamina B12  është vitaminë mungesa e së cilës shkakton aneminë pernicozë. Ajo nuk sintetizohet as nga bimët as nga kafshët por vetëm nga disa mikroorganima. Te njeriu sintetizohet nga flora bakteriale e zorrëve dhe nga mishi. Kjo patologji e anemisë pernicoze përfshin uljen e prodhimit të ritrociteve, ulje të nivelit të hemoglobinës dhe dëmtim të sistemit nervor qëndror. Kjo vitaminë është e nevojshme dhe për veprmin e shumë enzimave. Merret nga drithërat, salmoni, toni, mëlcia dhe veza. 


Vitamina C ose acidi askorbik është vitaminë e tretshme në ujë, dhe është një nga strukturat më të thjeshta që takohet tek vitaminat. Mungesa e tij tek njeriu shkakton sëmundjen e skorbutit. Nga kjo sëmundje vuanin më shumëmarinarët të cilët konsumonin ushqime të konservuara që nuk përmbajnë vitaminë C. Mungesa e kësaj vitamine sjell carje të lëkurës, enëve të gjakut, dëmtim të mishrave të dhëmbe, etj. Merret nga ushqime si: perimet efreskëta, brokoli, papaja, luleshtrydhet, lëngu limonit, lulelakër, portokalli,kivi, etj.


Vitaminat e tretshme në ujë.
Vitamina A ose retinoli gjendet me shumicë në indet e gjitarëve dhe mungesa e tij shkakton jë rritje jo normale. Kockat dhe sistemi nervor nuk zhvillohen, gjëndrat fillojnë të degjenerojnë dhe si femrat dhe meshkujt bëhen sterilë. Mungesa e vitaminës A vihet re vetëm tek të parriturit, ndërsa tek individët e rritur është e amundur të vihet re, kjo pasi mëlcia mund të depozitojë një sasi të madhe vitamine A të marrë nga ushqimet.vitmina A luan rol të rëndësishëm në ciklin e të parit. Sytë janë organet që e ndjejnë më mirë mungesën e vitaminës A. Cikli i të parit paraqet një seri ngjarjesh të cilat janë përjegjëse për; absorbimin e energisë së dritës nga qelizat ndjesore në retinë dhe formimi i një produkti fotokimik specifik, 2) lindja e një impulsi nervor nga ky produkt, dhe 30 riprodhimi i formës së ndjeshme ndaj dritës të pigmentit të parit. Mungesa e vitaminës A shkakton mosfunksionim të qelizave shkop.  Merret nga ushqime si: karrota, kunguj, patate. 

Vitamina E ose Tokoferoli gjendet me shumicë në vajrat bimorë, vezë dhe me shumicë në kokrrat e grurit. Mungesa e vitaminës E vihet re rrallë  tek njerëzit,por në kushte laboratorike është vënë re se mungesa e saj shkakton plasaritje në lëkurë, dobësi muskulare dhe sterilitet. 

Vitamina D përfaqëson një grup substancash që janë shumë të rëndësishme në metabolizmin e kalciumit dhe fosfateve. Mungesa e saj bën që të shfaqet sëmundja e rakitizmit., e cila shkakton deformimin e kockave tek fëmijët. Nga mënyra e veprimit të saj në rregullimin e kalciumit në gjak, ajo sillet si hormon. Në ndryshim nga hormonet, që lëshohen në gjak nga gjëndrat endokrine, vitmanina D ose merret nga ushqimet ose prdhohet në lëkurë si pasojë e rrezatimit ultravjollcë, që shëndërron steroidet në vitaminë D. 

Vitamina K është e nevojshme për mpiksjen e gjakut. Veprimi i saj shkakton formimin në mëlci të protrombinës, një proteinë e plazmës së gjakut e domosdoshme për mpiksjen e gjakut, e cila në rast se mungon është fatale për një të plagosur. Pra vitamina K ka efekt antihemoragjik. Merret nga ushqime si : brokoli, perimet, asparagu, bizelet, karrota, etj. 
Burimi i informacionit: A. Trebicka, Tirane 2011, Biokimia, fq 83.
Web: "All about vitamins and minerals": https://www.precisionnutrition.com/all-about-vitamins-minerals