Tuesday, 2 May 2017

Çfarë është Sherebela?


Sherebela ose Salvia officinalis, në gjuhën shkencore është një bimë tipike e Evropës jugore dhe Mesdheut. Për shekuj, sherebela është përdorur, si një ilaç. Gjethet e kësaj bime të vogël, e cila është e gjelbër gjatë gjithë vitit, përdoret si një bimë që përdoret edhe në kuzhinën popullore si vajra esencialë. Ekstrakti i vajit të sherebelës që merret nga destilimi i gjetheve të thata të saj, si dhe vetë gjethet e sherebelës,  krijojnë një çaj qetësues që ka mjaft përfitime shëndetësore.
Përfitime nga sherebela
Sherebela ka mjaft të mira shëndetësore. Është një nxitës, një diuretik dhe një anti-inflamator, antioksidant dhe antibakterial. Si rezultat i këtyre karakteristikave që sherebela mbart, çaji i sherebelës mundëson shumë përfitime shëndetësore.
Efektet antioksidante
Antioksidantët shërbejnë apo veprojnë si pastrues të radikalëve të lirë të metabolizmit dhe toksinave të tjera si duhani apo papastërti të tjera të trupit. Antioksidantët punojnë për të  ruajtur qelizat dhe indet e trupit, nga radikalët e lira, si dhe të parandalojnë kancerin dhe sëmundje të zemrës. Çaji i sherebelës është një burim i fuqishëm me antioksidantë,  kjo bazuar në studimin e bërë nga “Frontiers in Pharmacology”, në 2011. Këto antikoksidantë shërbejnë për të larguar efektet dëmtuese të këtyre radikaleve të lira.
Përfitime shtesë
Çaji i sherebelës është i mirë edhe për trajtimin e temperaturës dhe ftohjes, dhimbjes së fytit dhe kokës, si dhe shqetësime të aparatit tretës dhe gastrointestinal.

Të mirat e sherebelës. 
Antiseptikë  dhe antibakterialë
Redukton tension e muskujve.

Sherebela ka një nga historitë më të mëdha të përdorimit si bimë  mjekësore dhe aromatike. Egjiptianët e lashtë e përdornin si një drogë për fertilitetitn. Grekët e lashtë e përdornin sherebelën për parandalimin e gjakderdhjes dhe shërimin e ulçerës dhe fytit. Gjithashtu lëngu i sherebelës rekomandohej për ngjirjen e zërit dhe kollën. Përdorej nga mjekët për kurimin e ulçerës dhe kollës. Gjithashtu pëdorej për kurimin e reumatizmës, gjakderdhje të shumta të menstruacioneve, si dhe për  të ndaluar  qumështin tek nënat. Veçanërisht vihej në dukje fortësimi i sistemit nervor, përmisimi i memories, dhe mrehtësia e shqisave.
Përfitime shëndetsore
Çaji i sherebelës është një agjent i  vlefshëm në nxitjen e sistemit nervor . Sherebela  ka një rëndësi të madhe si ilaç, i dhënë në porcione të vogla, dhe në doza të përsëritura. Është shumë i dobishëm si një  nxitës  tonik në dobësinë  e stomakut dhe dobësinë e sistemit nervor dhe tretës në përgjithësi, kjo është arsye përse kinezët e kanë çajin e tyre të preferuar. Është konsideruar një ilaç mjaft i dobishëm për gripin si dhe jep përfitime për  probleme të mëlçisë, probleme të veshkave, hemoragji nga stomaku, për ftohjet, për dhimbjet e fytit, bajameve, fruthin, dhimbje të nyjeve, letargjitë, dhe paralizën.  Sherebela është përdorur për të kontrolluar frymëmarrjen  në rasten e tuberkulozit. Një filxhan sherebelë, do të jetë mjaft i mirë për lehtësimin e dhimbjes së kokës.
Anti inflamator
Në Gjermani, çaj  i sherebelës është përdorur si një pije antiinflamatore. Ekstrakti i sherebelës si dhe vajrat esencialë, janë përdorur  si  ilaçe për gojën, fytin, dhe për lëngjet gastrointestinale.
Sherebela është përdorur për infeksionet e fytit, probleme me dhëmbët, mishra të infektuar, dhe ulcerën e gojës. Acidi fenolik që gjendet në sherebelë, është një potencial mjaft i mirë kundrejt stafilokoku, gjithashtu, sherebela e kultivuar ka treguar se lufton bakterin escheria coli dhe salmonelën, si dhe shumë kërpudha  dhe majtë si Candila albicans.  Si rezultat i pranisë të lartë të taninës në të, sherebela mund të përdoret në trajtimin e diarresë fëminore.  
Sherebela ka një rol shumë të rëndësishëm në uljen e tensionit të muskujve të lëmuar, dhe mund të përdoret në rastin e krizave asmatik. Shërben si një ilaç mjaft i mirë në largimin e mukusit në rrugët e frymëmarjes, si dhe parandalon një infektim të dytë.
Relaksues
Është parë se sherebela ka një rol mjaft të rëndësishëm në trajtimin e nervozizmit, dhe marrjes së mendve.