Sherebela
ose Salvia officinalis, në gjuhën
shkencore është një bimë tipike e Evropës jugore dhe Mesdheut. Për shekuj,
sherebela është përdorur, si një ilaç. Gjethet e kësaj bime të vogël, e cila është
e gjelbër gjatë gjithë vitit, përdoret si një bimë që përdoret edhe në kuzhinën
popullore si vajra esencialë. Ekstrakti i vajit të sherebelës që merret nga
destilimi i gjetheve të thata të saj, si dhe vetë gjethet e sherebelës, krijojnë një çaj qetësues që ka mjaft përfitime
shëndetësore.
Përfitime nga sherebela
Sherebela
ka mjaft të mira shëndetësore. Është një nxitës, një diuretik dhe një
anti-inflamator, antioksidant dhe antibakterial. Si rezultat i këtyre
karakteristikave që sherebela mbart, çaji i sherebelës mundëson shumë përfitime
shëndetësore.
Efektet antioksidante
Antioksidantët
shërbejnë apo veprojnë si pastrues të radikalëve të lirë të metabolizmit dhe
toksinave të tjera si duhani apo papastërti të tjera të trupit. Antioksidantët
punojnë për të ruajtur qelizat dhe indet
e trupit, nga radikalët e lira, si dhe të parandalojnë kancerin dhe sëmundje të
zemrës. Çaji i sherebelës është një burim i fuqishëm me antioksidantë, kjo bazuar në studimin e bërë nga “Frontiers
in Pharmacology”, në 2011. Këto antikoksidantë shërbejnë për të larguar efektet
dëmtuese të këtyre radikaleve të lira.
Përfitime shtesë
Çaji i sherebelës është i mirë edhe për trajtimin e
temperaturës dhe ftohjes, dhimbjes së fytit dhe kokës, si dhe shqetësime të
aparatit tretës dhe gastrointestinal.
Të mirat e sherebelës.
Antiseptikë dhe antibakterialë
Redukton tension e
muskujve.
Sherebela ka një
nga historitë më të mëdha të përdorimit si bimë
mjekësore dhe aromatike. Egjiptianët e lashtë e përdornin si një drogë për
fertilitetitn. Grekët e lashtë e përdornin sherebelën për parandalimin e
gjakderdhjes dhe shërimin e ulçerës dhe fytit. Gjithashtu lëngu i sherebelës
rekomandohej për ngjirjen e zërit dhe kollën. Përdorej nga mjekët për kurimin e
ulçerës dhe kollës. Gjithashtu pëdorej për kurimin e reumatizmës, gjakderdhje të
shumta të menstruacioneve, si dhe për të
ndaluar qumështin tek nënat. Veçanërisht
vihej në dukje fortësimi i sistemit nervor, përmisimi i memories, dhe mrehtësia
e shqisave.
Përfitime shëndetsore
Çaji i sherebelës është
një agjent i vlefshëm në nxitjen e
sistemit nervor . Sherebela ka një rëndësi
të madhe si ilaç, i dhënë në porcione të vogla, dhe në doza të përsëritura. Është shumë i dobishëm si një nxitës tonik në dobësinë e stomakut dhe dobësinë e sistemit nervor dhe
tretës në përgjithësi, kjo është arsye përse kinezët e kanë çajin e tyre të
preferuar. Është konsideruar një ilaç mjaft i dobishëm për gripin si dhe jep përfitime
për probleme të mëlçisë, probleme të
veshkave, hemoragji nga stomaku, për ftohjet, për dhimbjet e fytit, bajameve, fruthin,
dhimbje të nyjeve, letargjitë, dhe paralizën.
Sherebela është përdorur për të kontrolluar frymëmarrjen në rasten e tuberkulozit. Një filxhan sherebelë,
do të jetë mjaft i mirë për lehtësimin e dhimbjes së kokës.
Anti
inflamator
Në Gjermani, çaj i sherebelës është
përdorur si një pije antiinflamatore. Ekstrakti i sherebelës si dhe vajrat
esencialë, janë përdorur si ilaçe për gojën, fytin, dhe për lëngjet
gastrointestinale.
Sherebela është përdorur
për infeksionet e fytit, probleme me dhëmbët, mishra të infektuar, dhe ulcerën
e gojës. Acidi fenolik që gjendet në sherebelë, është një potencial mjaft i mirë
kundrejt stafilokoku, gjithashtu, sherebela e kultivuar ka treguar se lufton
bakterin escheria coli dhe salmonelën, si dhe shumë kërpudha dhe majtë si Candila albicans. Si rezultat i pranisë të lartë të taninës në të,
sherebela mund të përdoret në trajtimin e diarresë fëminore.
Sherebela ka një rol
shumë të rëndësishëm në uljen e tensionit të muskujve të lëmuar, dhe mund të përdoret
në rastin e krizave asmatik. Shërben si një ilaç mjaft i mirë në largimin e
mukusit në rrugët e frymëmarjes, si dhe parandalon një infektim të dytë.
Relaksues
Është parë se
sherebela ka një rol mjaft të rëndësishëm në trajtimin e nervozizmit, dhe
marrjes së mendve.
No comments:
Post a Comment