Wednesday, 4 October 2017

Gisht i vdekur njeriu- (Xylaria polymorpha).

Natyra pa dyshim që mund të jetë e çuditshme ndonjëherë. Që nga kafshët me rite të ndryshme çiftëzimi, e deri tek bimët “insekt ngrënëse”, duket se çdo gjë është e mundëshme, kur vjen puna tek mbijetesa e species. Por, ekziston një organizëm që në veçanti është më i çuditshëm se çdo gjë tjetër. Në pamje të parë duket si duar “Zombie”, por quhet “Gisht i vdekur njeriu”, që është edhe më e çuditshme se vetë pamja e saj. Gishti i vdekur i njeriut, nuk është gjë tjetër veçse një kërpudhë saprotrofike, (Xylaria polymorpha), që do të thotë se pushton vetëm pemë të dëmtuara. Mendojini kërpudhat saprotrofike si inxhinierë të kanalizimeve natyrore që pastrojnë lëndën organike të vdekur, duke e kthyer atë në një formë që bimët mund të thithin si lëndë ushqyese. Kërpudhat shfaqin preferencë për mollët, panjën, dhe ahun, por gjithashtu mund të pushtojnë një shumëllojshmëri të pemëve dekorative dhe shkurreve të përdorura në peisazhet e shtëpisë. Kërpudha është më tepër rezultat i një problemi, sesa shkaktar i problemit sepse kërpudha asnjeherë nuk pushton një pemë të shëndetëshme. Tek pemët ajo fillimisht shfaqet në lëvore, dhe më pas zhvillohet edhe tek rrënjët. Megjithatë, zhvillohet edhe tek pjesë të bimëve që gjenden në sipërfaqe të tokës.

Kjo kërpudhë ka formën e gishtit të njeriut, me gjatësi 1.5 - 4 inch, fillimisht me ngjyrë të bardhë, gri, dhe kur maturohen marrin gjyrë të zezë. Pemët e infektuara zakonisht shfaqin një rënie graduale. Prania e “Gishtit të vdekur të njeriut” në pemë është një shenjë jo e mirë. Kërpudha dëmton strukturën e pemës, që çon në mosfunkionim të mirë të saj. Ajo çka duhet bërë është të hiqet kërpudha nga pema. Gjëja e parë që duhet të bëhet është të identifikohet burimi i kërpudhës. A po zhvillohet kërpudha nga rënja e bimës apo nga trungu? Nëse po rritet nga lëvorja, atëherë kjo e fundit mund të hiqet dhe pema shpëton, në të kundërt pema duhet të pritet.
Disa kanë tentuar edhe ti përdorin në gatime këto kërpudha, por duhet kujdes pasi janë vështirë për tu tretur. Për më tepër këto kërpudha tregojnë shenjë rreziku, dhe paraqesin shëndetin e një peme të aktuar. 

Ndonjëherë, gishtat e njeriut të vdekur përdoren për të rritur vetitë akustike të drurit që përdoret për të krijuar violina. Ata janë të inokuluar në drurin për violinë për një kohë të shkurtër, gjë që ndihmon në zvogëlimin e densitetit të drurit. Kërpudhat pastaj vriten me oksid etileni në mënyrë që të mos kalbërohet druri në fund. 

Kërkimet kanë treguar se gishtat e njeriut të vdekur përmbajnë një përbërës efektiv antimikrobik që mund të jetë në gjendje të përdoret si ruajtës natyral i ushqimit.

Mos kini frikë nëse e shihni diku, nuk është toksike.


No comments:

Post a Comment