Zhvillimi i jetës së
një gruaje bazohet në stade të ciklit
riprodhues, fillon me menstruacionet dhe përfundon me menopauzën. Në këtë shkrim pikërisht dua të ndalem te
menopauza e hershme. Menopauzë e cila prek vetëm 5% të femrave në botë, por që
shfaqet me simptoma të rënda.
Nis rreth moshës 40-45
vjeç dhe shfaqet me ndryshime të cilat janë fizike, shëndetësore dhe
psikologjike. Vihen ndryshime në peshë, temperaturë, rritje e presionit të
gjakut, lodhje, plogështi, irritime të lëkurës, ndryshime apo luhatje të
humorit, irritime, nervozizëm, ankth, frikë, mërzitje, problem në
përqendrim, demencë, ulje vetëvlerësimi,
ulje e shumtë e humorit dhe çka është me e keqja depresioni. Në një studim të
bërë në 2018, kishte rezultuar një lidhje e ngushtë midis menopauzës dhe
shkakut të saj për vetvrasje. (Monash, 2018).
Mënyra sesi përjetohet
menopauza është e ndryshme.
Për shume femra
menopauza është thjesht vetëm një tranzicion që ndodh gjatë moshës së mesme.
Ndryshime që lidhen në mardhënien në çift, puna, jeta në familje, rritja e
fëmijëve, mund të kenë gjithashtu një ndikim në shëndetin e kësaj periudhe
moshore për individin në menopauzë. Këto femra për tu pasur zili jetojnë të
qeta dhe të kënaqura me jetët e tyre. Kjo do të ishte idealja.
Megjithatë çdo medalje ka dy anë.
Ka dhe nga ato femra që
stadin e menopauzës, nuk e kalojnë si stad moshor, por e kalojnë si krizë
personale me veten. Mbase plakja, dhe kalimi drejt kapitullit të ri moshor, u
bën të ken një “duf” të brendshëm, që shkon përtej logjikës dhe normales. Këtë
krizë personale, duke mos e kapërcyer dot me veten, familjen apo të afërmit e
shprehin në njerëz normal të shoqërisë sonë, duke i imponuar atyre shtimin e
delirit, zellit të punës, buzëqeshjen dhe ëmbëlsinë.
Duke e përmbyllur, dua
të pohoj se pavarësisht se tranzicionet janë kudo të vështira, për këtë
tranzicion ka shumë zgjidhje. Ajo çka duhet bërë është që çdo femër në moshën e
mesme është të shijojë jetën, të jetojë jetën e saj, të jetë aktive, e qeshur,
pozitive dhe ta marrë me sportivitet këtë kapitull të dytë të jetës së saj.
Shijojeni me pozitivitet. Nuk rikthehet më. :)