Evolucioni një kthesë për Planetin ...
Evolucioni është çdo ndryshim te brezat pasardhës në karakteristikat e trashëgueshme te popullatave. Proceset evolutive i japin jetë diversitetit në çdo nivel të organizimit biologjik, si në specie, organizma individualë dhe në molekula si AND-ja dhe proteinat.
Jeta në Tokë filloi dhe evoluoi nga një paraardhës universal i përbashkët rreth 3.7 miliard vjet më parë. Shfaqja e gjallesave të reja dhe divergjenca e jetës mund të dëshmohen nga një grup i përbashkët i tipareve biokimikë dhe morfologjikë, ose nga sekuenca të përbashkëta të AND-së. Këto tipare dhe sekuenca homologe janë më të ngjashme ndër speciet të cilat kanë një paraardhës më të ri dhe mund të përdoren për të rindërtuar historinë evolucionare duke u mbështetur në rekordet e fosileve dhe specieve të tanishme. Struktura e sotme e biodiversitetit është formuar si nga zhdukja, si nga shfaqja e specieve të reja.
"Darvin" qe i pari që formuloi një argument shkencor për teorinë e evolucionit me mekanizëm seleksionim natyror. Evolucioni me seleksion natyror është një proces që dëshmohet nga tre fakte për popullatat:
1) më shumë pasardhës prodhohen sesa mbijetojnë,
2) tiparet janë të ndryshme për çdo individ, duke çuar në raporte të ndryshme të mbijetesës dhe riprodhimit .
3) ndryshimet në tipare janë të trashëgueshme.Kështu që, kur anëtarët e një popullate vdesin, ata zëvendësohen nga pasardhësit e prindërve që përshtatën më mirë për të mbijetuar dhe riprodhuar në mjedisin në të cilin seleksioni natyror ndodhi. Ky proces krijon dhe ruan tiparet që janë më të përshtatshmet për të kryer funksionet biologjike. Seleksioni natyror është shkaku i vetëm i njohur i përshtatjes, por jo i vetmi shkak i evolucionit. Të tjerë, jo-përshtatës shkaqe të evolucionit janë mutacioni dhe shmangia gjenetike.
Në fillim të shekullit të 20-të, gjenetika u integrua me teorinë darviniane të evolucionit me seleksion natyror përmes disiplinës së gjenetikës së popullatave. Rëndësia e seleksionit natyror si shkak i evolucionit u pranua edhe në degë të tjera të biologjisë. Përveç kësaj, nocione të vjetra të evolucionit, si ortogjeneza dhe "progresi" u bënë pa vlerë.Shkencëtarët vazhdojnë të studiojnë aspekte të ndryshme të evolucionit duke dhënë dhe testuar hipoteza, ndërtuar teori shkencore me anë të të dhënave vëhzguese dhe performuar eksperimente në fushë dhe në laborator. Biologët pranojnë se pasardhja me modifikim është një nga faktet më të besueshme në shkencë Zbulimet në biologjinë evolucionare kanë kryer impakt jo vetëm në degët tradicionale të biologjisë, por edhe në disiplina të tjera akademike (p.sh, antropologjia dhe psikologjia) dhe në shoqëri.
Gjithë kjo na bën të mendojmë a ishte valle kjo valë Evolucioni që shkaktoj ndryshimin e Tokës apo ishte ndryshimi i Tokës qe solli këte Evolucion dhe për kete temë , miqtë e mi do me duhen mendimet e juaja ...
No comments:
Post a Comment