Gjumi
Gjumi është një gjëndje e natyrshme pushimi i rregullt trupor. Fenomen universal i vëzhguar tek të gjithë gjitarët, zogjtë dhe peshqit. Gjumi është e kundërta e zgjimit.
Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër, një gjendje prehjeje trupore e mendore, që karakterizohet nga një zvogëlim i vullnetshëm i lëvizjeve trupore, rënie e reaksioneve ndaj ngacmimeve të jashtme, një nivel i lartë i anabolizmit (ripërtëritjes së qelizave), dhe një nivel i ulët i katabolizmit (shkatërrimit të qelizave). Gjumi është vetëm një gjendje e tjetërsuar e vetëdijes, e kundërt me të qenurit i pavetdijshëm.
Gjumi ndikohet nga ritmi ditor, dhe ndodh çdo 24-orë, (megjithëse ora e brendshme (ora biologjike) e njeriut zakonisht shkon ne cikle 24,5--25,5 orë) dhe nga shkaqe hormonale dhe rrethanore. Ky ritëm apo cikël rregullohet çdo ditë (d.m.th, çdo 24 orë), dhe ky cikël ndikohet nga shume ngacmime, në të shumtën nga shkaqe të njohura që kanë të bëjnë me dritën diellore, pra ciklin ditë - natë. Nga ky cikël varet niveli i melatoninës, i cili rritet gjithmonë, kur ne biem të flemë. Gjumi është funksion ripërtëritës i trupit dhe trurit siç vërehet nga shume simptoma (shenja) te keqfunksionimit qe haset kur kafshët nuk mund të flenë.
Në të vërtetë, megjithëse gjumi është paraqitur si një gjendje e dukshme qetësie, gjatë kësaj gjendjeje ndodhin ndryshime të ndërlikuara në nivelin trunor qe nuk mund të shpjegohen vetëm me një gjendje të thjeshtë pushimi trupor e mendor. Për shembull, janë disa qeliza trunore qe ne disa faza te gjumit kane një veprimtari 5-10 herë më të lartë në krahasim me zgjimin. Dy veçori themelore dallojnë gjumin me gjendjen e të qenit zgjuar: e para është qe gjumi ngre një pengesë perceptive (rrokëse) midis botës së vetedijshme dhe botës së jashtme, e dyta është qe një ngacmim shqisor (p.sh. një zhurmë e forte) mund ta tejkalojë këtë pengesë dhe ta zgjojë të fjeturin. Një gjumë i përshtatshëm është biologjikisht i domosdoshëm dhe duket i nevojshëm për të ndihmuar jetën.
Fazat e Gjumit
Faza e gjumit të thellë paraqitet mbas gjysmë ore, kur organizmi i juaj relaksohet plotësisht dhe ne flejmë. Kjo fazë zgjatë diku rreth 40 minuta. Gjatë kësaj faze aktive në të cilën më së shumëti paraqiten ëndërrat, veprimet e pjesëve tjera të trupit tërësisht janë të qeta.
Pason faza REM , kur truri jonë përpunon te gjitha informatat e ditës së kaluar. Ne e përejetojmë këtë fazë disa herë gjatë një nate (cikli i gjumit). Nëse ne zgjohemi gjatë fazës REM, mund të kemi pasqyrën më të qartë të endrrës që kemi pasur. Pason faza e gjumit të thellë dhe pastaj gjumi fillon të lehtësohet nga fundi i natës.
Përgjat fazës së gjumit të tellë, organizmi rritë dhe prodhon hormonin (STH – somatotropin), i cili është thelbësor në organizmin tonë. Ky hormon e bënë trupin tonë rezistent ndaj stresit dhe lodhjes.
Sa më të gjata të jenë fazat e gjumit, ne do të ndjehemi më mirë gjatë ditës së ardhshme, sepse është prodhuar sasi e mjaftueshme e STH .
Rendesia e Gjumit
Gjumi ndikon drejtpërsëdrejti në sistemin endokrin dhe metabolizmin, që ndikojnë direkt në gjenerimin e hormoneve dhe rigjenerimin e energjisë. Gjumi gjithashtu ka rëndësi për rritjen e qelizave, rëndësia e të cilave është e pamohueshme.
Gjumi ka efekt direkt në funksionimin e rregullt të trurit, në aftësinë e përqendrimit dhe të ruajtjes së memories. Na bën më elastik kur kemi të bëjmë me vendimmarrjen dhe gjykimin. Gjumi gjithashtu rrit aftësitë motorike dhe reaksionin.
Aktualisht po zhvillohen një numër eksperimentesh për ndikimin e pagjumësisë në sëmundjet si diabeti, hipertensioni, obeziteti dhe depresioni.
No comments:
Post a Comment