Sunday, 18 November 2018

Ekstraktimi I AND-së nga frutat.


Hyrje

AND-ja ose e njohur ndryshe si acidi deoksribonukleik është një molekulë e gjatë e cila mbart informacionin gjenetik duke kopjuar veten e saj dhe duke sintetizuar acidin ribonuklik ARN.

Procedura e përgjithshme
Procedura që përshkruhet më poshtë përshkruan faktin që pjesa e jashtme e membranës së qelizës përbëhet nga zinxhirë yndyrorë dhe që të cilat mund të shkatërrohen me anë  të detërgjentëve të thjeshtë.
Si fillim copëtohet tuli i frutit në mënyrë që të ndahen qelizat në mënyrë që të ekspozohen sa më shumë me detergjentin.
Së dyti detergjenti hidhet në tulin e frutit në mënyrë që të clirohet AND nga membrane qelizore e bërthamës.
Së treti është e nevojshme të filtrohet e gjithë përzierje në mënyrë që acidi nukleik të ndahet nga materialet e tjera të panevoshme . së fundmi AND-ja do të precipitojë në alkool ku dhe do të bëhet e dukshme. AND-ja që sigurohet në këtë mënyrë është e dukshme në një mikroskop dhe mund të përdoret në eksperimente të tjera si elektroforeza. 

Materiale
1.    Një enë
2.    Termometër
3.    Tas plastik
4.    Akull
5.    Etanol 70-90%

Letra thithëse 




METODA

1.    Një ditë më përpara përgatitni akullin
2.    Dy orë më përpara vendosni në ngrirës një enë plastike ose shishe plastike me alkool. Shishja duhet të jetë e mbyllur hermetikisht në mënyrë që alkooli të mos avullojë.
3.    15 minuta përpara zhvillimit të ëksperimentit ngrohni një enë me ujë deri në temperaturën 60°C;

Përgatitja e tretësirës për ekstraktim:
Sic u tha dhe më sipër AND-ja gjendet brenda në bërthamën e qelizës së frutit që kemi marrë për ekstraktim. Për të çliruar AND është e nevojshme që të shkatërrohen membrana e qelizës dhe ajo e bërthasmës. Kjo behët me anë të një detergjenti të thjeshtë. Gjithashtu do të përdorim dhe kripë e cila ndihmon në eliminim e proteinave ose të quajtura histone.

Materialet
1.    Uji I deoksigjenuar (100 cc of distilled ëater but tap ëater can also be used)
2.    Peshore
3.    10 cc detergjent të lëngët
4.    Një shiringë 10 cc
5.    Një beker 100cc
Provëzëz qelqi

 METODA
1.    Hidhni 3 gram kripë në 80 cc ujë të distiluar në një beker 100 cc
2.    Përzieji derisa kripa të tretet
3.    Me anë të shiringës merrni 10 cc detergjent dhe shtojeni në tretësirë.
4.    Shtoni ujë të destiluar deri në vëllimin 100 cc.
5.    Përziejni tretësirën që të eliminoni prodhimin e flluckave
6.    Tretësira ekstraktimit tani është gati. 

PËRGATITJA E FRUTIT
Ky veprim konsiston në ndarjen e qelizave nga njëra tjetra në mënyrë që të ekspozohen më mirë me solucionin e ekstraktimit.

Materialet
1.    100 gramë frut ( banana, kivi, luleshtrydhe, pjeshkë, qepë, etj)
2.    Peshore
3.    Thikë
4.    250 cc beker
5.    Lugë

METODA
Vendosni 100 gramë nga fruit pa lëkurë në një havan dhe copëtojeni me një lugë derisa të formohet një material I tultë. Nëse merrni qepën, duhet ta prisni në kubikë 5 mm. mund të përdorni dhe një blendër.
Masën e formuar vendoseni në një beker 250 cc.



Ekstraktimi ADN-së
Qëllimi I këtij veprimi është që të shkatërrojmë membranën qelizore dhe membranën e bërthamës për të çliruar ADN. Masa e frutit do të nxehet në 60 gradë Celsius për të përshpejtuar procesin. Nxehtësia gjithashtu ndalon disa enzima të degradojnë ADN. Rekomandohet që masa e frutit të mbahet për 15 minuta në banjo me ujë të ftohtë.

Materialet:

1.    termometër

2.    ene me ujë ne temperaturën 60 gradë
3.    një tas plastik me ujë dhe akull

Metoda:
1.    hidhni tretësirën e ekstraktimit në masën e frutit
2.    vendoseni bekerin në një banjo mari në 60 gradë 
3.    përzieni masën në mënyrë që tempëratura të jetë uniformë.
4.    Pas 15 minutash kalojeni bekerin në enën me ujë të ftohtë
5.    Përziejni masën që temp të jetë uniforme.
6.    Pas 5 minutash  hiqeni nga ena me ujë të ftohtë dhe bejeni gati për filtrimin

FILTRIMI
Procesi I filtrimit përdoret për të grumbulluar masën e lëngët e pasur me AND dhe për ta ndarë atë nga mbetjet e tjera të qelizës ose frutit. 

Materialet
1.    Sitë me diametër 12 cm.
2.    Letër filtri
3.    Hidhni pak tul në letrën e filtrit
4.    Përzieni që të ndihmoni në filtrimin dhe shmangi grisjen e letrës së filtrit
5.    Masa e lëngët që do të merrni nga filtrimi është e pasur me AND. 



Precipitimi I AND-së

AND-ja është mjaft e tretshme në ujë dhe e padukshme, dhe është e patretshme në alkool dhe behët e dukshme. Duke shtuar alkool në filtratin e AND-së në tubin e qelqit AND-ja bëhet e dukshme. 



Materialet


1.    Statikë
2.    Alkool I mbajtur ne ngrirës
3.    Metoda

4.    Me ngadalë hidhni në tubin qelqi pak alkool të ftohtë duke shmangur miksimin me masën e filtruar. Sasia e alkoolit duhet të jetë e njëjtë me ate të tretësirës.

5.    Lëreni 5 minuta në qetësi në mënyrë që AND-ja të beëhet e dukshme.
6.    Tani bashkëveprimi midis alkoolit dhe filtratit bën që të duket një substancë në ngjyrë qumshti e cila tenton të rritet në volum. 
Kjo substancë në ngjyrë qumshti është ADN e bananes.

Burimi i informacionit: http://www.funsci.com/fun3_en/dna/dnaen.htm#2 


No comments:

Post a Comment