Pyet Një " Biolog "
Friday, 10 April 2020
Sunday, 18 November 2018
Fakte
Ginkgo (Ginkgo biloba) është një nga llojet më të vjetra bimore, e cila daton rreth 250 milion vjet më parë
Ekstraktimi I AND-së nga frutat.
Hyrje
AND-ja ose e njohur ndryshe si acidi deoksribonukleik është një molekulë e gjatë e cila mbart informacionin gjenetik duke kopjuar veten e saj dhe duke sintetizuar acidin ribonuklik ARN.
Procedura e përgjithshme
Procedura që përshkruhet më poshtë përshkruan faktin që pjesa e
jashtme e membranës së qelizës përbëhet nga zinxhirë yndyrorë dhe që të cilat
mund të shkatërrohen me anë të detërgjentëve
të thjeshtë.
Si fillim copëtohet tuli i frutit në mënyrë që të ndahen qelizat në
mënyrë që të ekspozohen sa më shumë me detergjentin.
Së dyti detergjenti hidhet në tulin e frutit në mënyrë që të
clirohet AND nga membrane qelizore e bërthamës.
Së treti është e nevojshme të filtrohet e gjithë përzierje në mënyrë
që acidi nukleik të ndahet nga materialet e tjera të panevoshme . së fundmi
AND-ja do të precipitojë në alkool ku dhe do të bëhet e dukshme. AND-ja që
sigurohet në këtë mënyrë është e dukshme në një mikroskop dhe mund të përdoret
në eksperimente të tjera si elektroforeza.
Materiale
1.
Një enë
2.
Termometër
3.
Tas plastik
4.
Akull
5.
Etanol 70-90%
Letra
thithëse
METODA
1.
Një ditë më përpara përgatitni akullin
2.
Dy orë më përpara vendosni në ngrirës një enë plastike ose shishe
plastike me alkool. Shishja duhet të jetë e mbyllur hermetikisht në mënyrë që
alkooli të mos avullojë.
3.
15 minuta përpara zhvillimit të ëksperimentit ngrohni një enë me
ujë deri në temperaturën 60°C;
Përgatitja e tretësirës për ekstraktim:
Sic
u tha dhe më sipër AND-ja gjendet brenda në bërthamën e qelizës së frutit që
kemi marrë për ekstraktim. Për të çliruar AND është e nevojshme që të shkatërrohen
membrana e qelizës dhe ajo e bërthasmës. Kjo behët me anë të një detergjenti të
thjeshtë. Gjithashtu do të përdorim dhe kripë e cila ndihmon në eliminim e
proteinave ose të quajtura histone.
Materialet
1.
Uji I deoksigjenuar
(100 cc of distilled ëater but tap ëater can also be used)
2.
Peshore
3.
10 cc
detergjent të lëngët
4.
Një shiringë
10 cc
5.
Një beker
100cc
Provëzëz
qelqi
METODA
1.
Hidhni 3 gram kripë në 80 cc ujë të distiluar në një beker 100 cc
3.
Me anë të
shiringës merrni 10 cc detergjent dhe shtojeni në tretësirë.
4.
Shtoni ujë të
destiluar deri në vëllimin 100 cc.
5.
Përziejni
tretësirën që të eliminoni prodhimin e flluckave
6.
Tretësira
ekstraktimit tani është gati.
PËRGATITJA E
FRUTIT
Ky veprim konsiston në ndarjen e qelizave nga njëra tjetra në mënyrë
që të ekspozohen më mirë me solucionin e ekstraktimit.
Materialet
1.
100 gramë frut
( banana, kivi, luleshtrydhe, pjeshkë, qepë, etj)
2.
Peshore
3.
Thikë
4.
250 cc beker
5.
Lugë
METODA
Vendosni 100 gramë nga fruit pa lëkurë në një havan dhe copëtojeni
me një lugë derisa të formohet një material I tultë. Nëse merrni qepën, duhet
ta prisni në kubikë 5 mm. mund të përdorni dhe një blendër.
Masën e formuar vendoseni në një
beker 250 cc.
Ekstraktimi ADN-së
Qëllimi
I këtij veprimi është që të shkatërrojmë membranën qelizore dhe membranën e bërthamës
për të çliruar ADN. Masa e frutit do të nxehet në 60 gradë Celsius për të përshpejtuar
procesin. Nxehtësia gjithashtu ndalon disa enzima të degradojnë ADN.
Rekomandohet që masa e frutit të mbahet për 15 minuta në banjo me ujë të ftohtë.
Materialet:
1.
termometër
2.
ene me ujë ne temperaturën 60 gradë
3.
një tas plastik me ujë dhe akull
Metoda:
1.
hidhni tretësirën e ekstraktimit në masën e
frutit
2.
vendoseni bekerin në një banjo mari në 60 gradë
3.
përzieni masën në mënyrë që tempëratura të jetë
uniformë.
4.
Pas 15 minutash kalojeni bekerin në enën me ujë të
ftohtë
5.
Përziejni masën që temp të jetë uniforme.
6.
Pas 5 minutash
hiqeni nga ena me ujë të ftohtë dhe bejeni gati për filtrimin
FILTRIMI
Procesi I
filtrimit përdoret për të grumbulluar masën e lëngët e pasur me AND dhe për ta
ndarë atë nga mbetjet e tjera të qelizës ose frutit.
Materialet
1. Sitë me diametër 12 cm.
2. Letër filtri
3. Hidhni pak tul në letrën e filtrit
4. Përzieni që të ndihmoni në filtrimin dhe shmangi
grisjen e letrës së filtrit
5. Masa e lëngët që do të merrni nga filtrimi është
e pasur me AND.
Precipitimi I AND-së
AND-ja është
mjaft e tretshme në ujë dhe e padukshme, dhe është e patretshme në alkool dhe
behët e dukshme. Duke shtuar alkool në filtratin e AND-së në tubin e qelqit
AND-ja bëhet e dukshme.
Materialet
1. Statikë
2. Alkool I mbajtur ne ngrirës
3. Metoda
4. Me ngadalë hidhni në tubin qelqi pak alkool të
ftohtë duke shmangur miksimin me masën e filtruar. Sasia e alkoolit duhet të
jetë e njëjtë me ate të tretësirës.
5. Lëreni 5 minuta në qetësi në mënyrë që AND-ja të
beëhet e dukshme.
6. Tani bashkëveprimi midis alkoolit dhe filtratit
bën që të duket një substancë në ngjyrë qumshti e cila tenton të rritet në
volum.
Kjo substancë në
ngjyrë qumshti është ADN e bananes.
Burimi i informacionit: http://www.funsci.com/fun3_en/dna/dnaen.htm#2
Friday, 2 February 2018
Vitaminat
Vitaminat janë substanca
oganike, që zhvillojnë veprimtarinë e tyre në organizëm në sasi shumë të vogla,
por që janë të domosdoshme për jetën. Vitaminat
edhe pse në sasi të vogël janë të rëndësishme të merren në dietën ushqimore ,
pasi organizmi vetë nuk është në gjëndje ti sintetizojë. Vitaminat kanë rëndësi
jetike për njeriun pasi në mungesë të tyre mund të sëmuret nga sëmundje të ndryshme
si skorbuti nga mungesa e vitaminës C, beriberi nga mungesa e vitaminës B1,
etj.
Vitaminat kanë tre
karakteristika:
1. Ato gjenden në
ushqime, zakonisht në sasira të vogla.
2. Janë jetësore për
shumë funksione fiziologjike (rritja, riprodhimi).
3. Kur mungojnë në dietën
ushqimore, shkaktojnë sëmundje të ndryshme.
Vitaminat i klasifikojmë
në dy grupe: Vitamina të tretshme në ujë dhe vitamina të patretshme në ujë.
Në vitaminat e tretshme
në ujë bëjnë pjesë:
Vitamina B1, B2, B3,
B5, B6, B9, B12, Vitamina C,
Në vitaminat e
patretshme në ujë bëjnë pjesë: vitamina A, vitamina D, Vitamina K, vitamina E.
Vitamina B1
ose Tiamina, është një vitaminë e domosdoshme në dietën e cdo individi, mungesa
e së cilës shkakton te njeriu sëmundjen e beriberi, që karakterizohet nga
humbja e funksioneve neurolgjike. Kjo smundje është zbuluar për herë të parë
tek popullata njerëzore që ushqeheshin kryesisht me oriz të bardhë i cili nuk përmbante vitaminë B1. Gjithashtu
persona që konsumojnë sasi të mëdha
alkooli mund të pësojnë mungesë të Tiaminës.
Merret me konsumimin e
këtyre ushqimeve: Fara luledielli,
asparagus, marule, kërpudha, fasule, thjerrëza, spinaq, bizele, patëllxhan, hudhra, domate, ton, miell gruri,
soje.
Vitamina B2 ose Riboflavina është një vitaminë e patretshme në
ujë, mungesa e së cilës shkakton humbje të oreksit, lodhje,carje të lëkurës,
plasaritje të buzëve.
Toxicity: Excess
riboflavin may increase the risk of DNA strand breaks in the presence of chromium.
Merret nga ushqime si: kërpudhat, spinaqi, kosi, vezët, gruri, sojë, bajame,
etj.
Vitamina B3 ose
vitamina PP ose acidi nikotinik është vitaminë e patretëshme në ujë, mungesa e
së cilës shakton smundjen e pelagrës. Kjo smundje karakterizohet nga diarre,
dermatit dhe cmenduri.
Kjo vitaminë merret nga
ushqime si|: kërpudhat, asparagu,
kikirikët, oriz ngjyrë kaf, misër, perimet, patatet e ëmbla, thjerrëza, elbi,
karrota, karrota, bajame, selino,
pjeshkë, mish pule, ton dhe salmoni.
Viamina B5 ose acidi
pantotenik është një faktor i rëndësishëm rritjeje që prodhohet nga bimët dhe
mikroorganizmat, por jo nga vertebrorët, të cilët duhet ta marrin atë nga
ushqimi. Në inde acidi pantotenik
gjendet në formë të lirë ose në formë të lidhur tek koenzima A. Merret nga
ushqime si: Brokoli, thjerrëzat, avokado, kërpudhat, orizi, patatet e ëmbla,lulediellit,
lulelakër, perimet, vezët, lleshtrydhet, kunguj dhe mëlci.
Vitamina B6 ose piridoksina është faktor i rëndësishëm rritjeje.
Simptomat përfshijnë: dermatit (të gjitha të ngjashme me mungesën e
vitaminës B2), çrregullime të sistemit nervor, pagjumësi, konfuzion,
nervozizëm, depresion, vështirësi në lëvizjen e këtyre muskujve dhe anemi. Merret
nga ushqime si: Gruri, oriz kaf, perime, fara luledielli, patate, fasule,
banane, spinaq, domate, avokado, arra, ton, salmon, fasule limoni, speca, mish
pule.
Biotina është substancë që sintetitzohet nga flora bakteriale e zorrëve,
dhe si pasojë nuk është e nevojshme në dietën ushqimore. Mungesa e saj mund të
vërehet vetëm në një dietë të pasur me vezë të pagatuara, të cilat në të bardhën
e tyre përmbajnë një proteinë që lidhet me biotinën dhe pengon thithjen e saj në
zorrë.
Vitamina B 9 ose Acidi folik është shumë i përhapur te bimët. Mungesa
e saj tek gjitarët shkakton një rritje difektoze dhe disa forma anemie. Ushqime
që përmbajnë acidin folik janë: Perimet, asparagus, brokoli, lakrat, agrume,
bizele te zeza, spinaq, fasule, fasule te pjekura, bizele, avokado, kikirikë,
marule, leng domate, banane, papaja.
Vitamina B12 është
vitaminë mungesa e së cilës shkakton aneminë pernicozë. Ajo nuk sintetizohet as
nga bimët as nga kafshët por vetëm nga disa mikroorganima. Te njeriu sintetizohet
nga flora bakteriale e zorrëve dhe nga mishi. Kjo patologji e anemisë pernicoze
përfshin uljen e prodhimit të ritrociteve, ulje të nivelit të hemoglobinës dhe
dëmtim të sistemit nervor qëndror. Kjo vitaminë është e nevojshme dhe për
veprmin e shumë enzimave. Merret nga drithërat, salmoni, toni, mëlcia dhe veza.
Vitamina C ose acidi askorbik është vitaminë e tretshme në ujë, dhe është
një nga strukturat më të thjeshta që takohet tek vitaminat. Mungesa e tij tek
njeriu shkakton sëmundjen e skorbutit. Nga kjo sëmundje vuanin më shumëmarinarët
të cilët konsumonin ushqime të konservuara që nuk përmbajnë vitaminë C. Mungesa
e kësaj vitamine sjell carje të lëkurës, enëve të gjakut, dëmtim të mishrave të
dhëmbe, etj. Merret nga ushqime si: perimet efreskëta, brokoli, papaja,
luleshtrydhet, lëngu limonit, lulelakër, portokalli,kivi, etj.
Vitaminat e tretshme në ujë.
Vitamina A ose retinoli gjendet me shumicë në indet e gjitarëve dhe mungesa
e tij shkakton jë rritje jo normale. Kockat dhe sistemi nervor nuk zhvillohen,
gjëndrat fillojnë të degjenerojnë dhe si femrat dhe meshkujt bëhen sterilë. Mungesa
e vitaminës A vihet re vetëm tek të parriturit, ndërsa tek individët e rritur është
e amundur të vihet re, kjo pasi mëlcia mund të depozitojë një sasi të madhe
vitamine A të marrë nga ushqimet.vitmina A luan rol të rëndësishëm në ciklin e
të parit. Sytë janë organet që e ndjejnë më mirë mungesën e vitaminës A. Cikli i
të parit paraqet një seri ngjarjesh të cilat janë përjegjëse për; absorbimin e
energisë së dritës nga qelizat ndjesore në retinë dhe formimi i një produkti
fotokimik specifik, 2) lindja e një impulsi nervor nga ky produkt, dhe 30
riprodhimi i formës së ndjeshme ndaj dritës të pigmentit të parit. Mungesa e
vitaminës A shkakton mosfunksionim të qelizave shkop. Merret nga ushqime si: karrota, kunguj,
patate.
Vitamina E ose Tokoferoli gjendet me shumicë në vajrat bimorë, vezë dhe me
shumicë në kokrrat e grurit. Mungesa e vitaminës E vihet re rrallë tek njerëzit,por në kushte laboratorike është
vënë re se mungesa e saj shkakton plasaritje në lëkurë, dobësi muskulare dhe
sterilitet.
Vitamina D përfaqëson një grup substancash që janë shumë të rëndësishme në
metabolizmin e kalciumit dhe fosfateve. Mungesa e saj bën që të shfaqet sëmundja
e rakitizmit., e cila shkakton deformimin e kockave tek fëmijët. Nga mënyra e
veprimit të saj në rregullimin e kalciumit në gjak, ajo sillet si hormon. Në ndryshim
nga hormonet, që lëshohen në gjak nga gjëndrat endokrine, vitmanina D ose
merret nga ushqimet ose prdhohet në lëkurë si pasojë e rrezatimit ultravjollcë,
që shëndërron steroidet në vitaminë D.
Vitamina K është e nevojshme për mpiksjen e gjakut. Veprimi i saj shkakton
formimin në mëlci të protrombinës, një proteinë e plazmës së gjakut e
domosdoshme për mpiksjen e gjakut, e cila në rast se mungon është fatale për një
të plagosur. Pra vitamina K ka efekt antihemoragjik. Merret nga ushqime si :
brokoli, perimet, asparagu, bizelet, karrota, etj.
Burimi i informacionit: A. Trebicka, Tirane 2011, Biokimia, fq 83.Web: "All about vitamins and minerals": https://www.precisionnutrition.com/all-about-vitamins-minerals
Wednesday, 4 October 2017
Gisht i vdekur njeriu- (Xylaria polymorpha).
Natyra pa
dyshim që mund të jetë e çuditshme ndonjëherë. Që nga kafshët me rite të
ndryshme çiftëzimi, e deri tek bimët “insekt ngrënëse”, duket se çdo gjë është
e mundëshme, kur vjen puna tek mbijetesa e species. Por, ekziston një organizëm
që në veçanti është më i çuditshëm se çdo gjë tjetër. Në pamje të parë duket si
duar “Zombie”, por quhet “Gisht i vdekur njeriu”, që është edhe më e çuditshme
se vetë pamja e saj. Gishti i vdekur i njeriut, nuk është gjë tjetër veçse një
kërpudhë saprotrofike, (Xylaria polymorpha), që do të thotë se pushton vetëm
pemë të dëmtuara. Mendojini kërpudhat saprotrofike si inxhinierë të
kanalizimeve natyrore që pastrojnë lëndën organike të vdekur, duke e kthyer atë
në një formë që bimët mund të thithin si lëndë ushqyese. Kërpudhat shfaqin
preferencë për mollët, panjën, dhe ahun, por gjithashtu mund të pushtojnë një
shumëllojshmëri të pemëve dekorative dhe shkurreve të përdorura në peisazhet e
shtëpisë. Kërpudha është më tepër rezultat i një problemi, sesa shkaktar i
problemit sepse kërpudha asnjeherë nuk pushton një pemë të shëndetëshme. Tek
pemët ajo fillimisht shfaqet në lëvore, dhe më pas zhvillohet edhe tek rrënjët.
Megjithatë, zhvillohet edhe tek pjesë të bimëve që gjenden në sipërfaqe të
tokës.
Kjo kërpudhë ka formën e gishtit të njeriut,
me gjatësi 1.5 - 4 inch, fillimisht me ngjyrë të bardhë, gri, dhe kur maturohen
marrin gjyrë të zezë. Pemët e infektuara zakonisht shfaqin një rënie graduale.
Prania e “Gishtit të vdekur të njeriut” në pemë është një shenjë jo e mirë.
Kërpudha dëmton strukturën e pemës, që çon në mosfunkionim të mirë të saj. Ajo
çka duhet bërë është të hiqet kërpudha nga pema. Gjëja e parë që duhet të bëhet
është të identifikohet burimi i kërpudhës. A po zhvillohet kërpudha nga rënja e
bimës apo nga trungu? Nëse po rritet nga lëvorja, atëherë kjo e fundit mund të
hiqet dhe pema shpëton, në të kundërt pema duhet të pritet.
Disa kanë tentuar edhe ti përdorin në gatime këto kërpudha, por duhet kujdes pasi janë vështirë për tu tretur. Për më tepër këto kërpudha tregojnë shenjë rreziku, dhe paraqesin shëndetin e një peme të aktuar.
Ndonjëherë,
gishtat e njeriut të vdekur përdoren për të rritur vetitë akustike të drurit që
përdoret për të krijuar violina. Ata janë të inokuluar në drurin për violinë
për një kohë të shkurtër, gjë që ndihmon në zvogëlimin e densitetit të drurit.
Kërpudhat pastaj vriten me oksid etileni në mënyrë që të mos kalbërohet druri
në fund.
Kërkimet
kanë treguar se gishtat e njeriut të vdekur përmbajnë një përbërës efektiv
antimikrobik që mund të jetë në gjendje të përdoret si ruajtës natyral i
ushqimit.
Mos
kini frikë nëse e shihni diku, nuk është toksike.
Tuesday, 2 May 2017
Çfarë është Sherebela?
Sherebela
ose Salvia officinalis, në gjuhën
shkencore është një bimë tipike e Evropës jugore dhe Mesdheut. Për shekuj,
sherebela është përdorur, si një ilaç. Gjethet e kësaj bime të vogël, e cila është
e gjelbër gjatë gjithë vitit, përdoret si një bimë që përdoret edhe në kuzhinën
popullore si vajra esencialë. Ekstrakti i vajit të sherebelës që merret nga
destilimi i gjetheve të thata të saj, si dhe vetë gjethet e sherebelës, krijojnë një çaj qetësues që ka mjaft përfitime
shëndetësore.
Përfitime nga sherebela
Sherebela
ka mjaft të mira shëndetësore. Është një nxitës, një diuretik dhe një
anti-inflamator, antioksidant dhe antibakterial. Si rezultat i këtyre
karakteristikave që sherebela mbart, çaji i sherebelës mundëson shumë përfitime
shëndetësore.
Efektet antioksidante
Antioksidantët
shërbejnë apo veprojnë si pastrues të radikalëve të lirë të metabolizmit dhe
toksinave të tjera si duhani apo papastërti të tjera të trupit. Antioksidantët
punojnë për të ruajtur qelizat dhe indet
e trupit, nga radikalët e lira, si dhe të parandalojnë kancerin dhe sëmundje të
zemrës. Çaji i sherebelës është një burim i fuqishëm me antioksidantë, kjo bazuar në studimin e bërë nga “Frontiers
in Pharmacology”, në 2011. Këto antikoksidantë shërbejnë për të larguar efektet
dëmtuese të këtyre radikaleve të lira.
Përfitime shtesë
Çaji i sherebelës është i mirë edhe për trajtimin e
temperaturës dhe ftohjes, dhimbjes së fytit dhe kokës, si dhe shqetësime të
aparatit tretës dhe gastrointestinal.
Të mirat e sherebelës.
Antiseptikë dhe antibakterialë
Redukton tension e
muskujve.
Sherebela ka një
nga historitë më të mëdha të përdorimit si bimë
mjekësore dhe aromatike. Egjiptianët e lashtë e përdornin si një drogë për
fertilitetitn. Grekët e lashtë e përdornin sherebelën për parandalimin e
gjakderdhjes dhe shërimin e ulçerës dhe fytit. Gjithashtu lëngu i sherebelës
rekomandohej për ngjirjen e zërit dhe kollën. Përdorej nga mjekët për kurimin e
ulçerës dhe kollës. Gjithashtu pëdorej për kurimin e reumatizmës, gjakderdhje të
shumta të menstruacioneve, si dhe për të
ndaluar qumështin tek nënat. Veçanërisht
vihej në dukje fortësimi i sistemit nervor, përmisimi i memories, dhe mrehtësia
e shqisave.
Përfitime shëndetsore
Çaji i sherebelës është
një agjent i vlefshëm në nxitjen e
sistemit nervor . Sherebela ka një rëndësi
të madhe si ilaç, i dhënë në porcione të vogla, dhe në doza të përsëritura. Është shumë i dobishëm si një nxitës tonik në dobësinë e stomakut dhe dobësinë e sistemit nervor dhe
tretës në përgjithësi, kjo është arsye përse kinezët e kanë çajin e tyre të
preferuar. Është konsideruar një ilaç mjaft i dobishëm për gripin si dhe jep përfitime
për probleme të mëlçisë, probleme të
veshkave, hemoragji nga stomaku, për ftohjet, për dhimbjet e fytit, bajameve, fruthin,
dhimbje të nyjeve, letargjitë, dhe paralizën.
Sherebela është përdorur për të kontrolluar frymëmarrjen në rasten e tuberkulozit. Një filxhan sherebelë,
do të jetë mjaft i mirë për lehtësimin e dhimbjes së kokës.
Anti
inflamator
Në Gjermani, çaj i sherebelës është
përdorur si një pije antiinflamatore. Ekstrakti i sherebelës si dhe vajrat
esencialë, janë përdorur si ilaçe për gojën, fytin, dhe për lëngjet
gastrointestinale.
Sherebela është përdorur
për infeksionet e fytit, probleme me dhëmbët, mishra të infektuar, dhe ulcerën
e gojës. Acidi fenolik që gjendet në sherebelë, është një potencial mjaft i mirë
kundrejt stafilokoku, gjithashtu, sherebela e kultivuar ka treguar se lufton
bakterin escheria coli dhe salmonelën, si dhe shumë kërpudha dhe majtë si Candila albicans. Si rezultat i pranisë të lartë të taninës në të,
sherebela mund të përdoret në trajtimin e diarresë fëminore.
Sherebela ka një rol
shumë të rëndësishëm në uljen e tensionit të muskujve të lëmuar, dhe mund të përdoret
në rastin e krizave asmatik. Shërben si një ilaç mjaft i mirë në largimin e
mukusit në rrugët e frymëmarjes, si dhe parandalon një infektim të dytë.
Relaksues
Është parë se
sherebela ka një rol mjaft të rëndësishëm në trajtimin e nervozizmit, dhe
marrjes së mendve.
Subscribe to:
Posts (Atom)